Udhëtimi me autobus, invalidët në protestë para Bashkisë

Shqipëria

Udhëtimi me autobus, invalidët në protestë para Bashkisë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 11:11

Prej disa ditësh atyre iu është ndaluar udhëtimi falas në autobusët e qytetit. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës të dalin në protestë gjatë ditës së sotme, para Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Abdulla Omuri, u shpreh se invalidët po zbriten me forcë nga autobusët. “Deri më tani janë bërë 5 denoncime për dhunë të ushtruat nga faturinot. Bashkia është ajo që përcakton kriteret dhe lidh licencat. Marrëveshja në këtë rast u shkel nga Shoqata e Transporteve. Deri më tani, vetëm linja Kamëz-Tiranë vijon të zbatojë marrëveshjen”, është shprehur Omuri.

Ai ka shtuar më tej se nga kjo situatë preken 22 mijë persona invalidë. Përfaqësuesi i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës ka bërë me dije se protestat do të vijojnë edhe para Ministrisë së Transporteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat