​Jozefina Topalli ironi në FB: Droga në Itali, ajo që u kap nga policia në Lazarat

Shqipëria

​Jozefina Topalli ironi në FB: Droga në Itali, ajo që u kap nga policia në Lazarat

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 20:26

Dy tonë drogë u bllokuan në Itali me vlerë 9.5 milionë euro. Në pranga ranë 4 shqiptarë dhe një italiane që po transportonin marijuanën e ardhur nga Shqipëria. Policia tha se droga kishte ardhur deri në brigjet italiane e më pas po transferohej drejt Romës e më pas do shkonte drejt veriut.
Për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli kjo sasi e madhe nuk është tjetër veçse droga “e kapur” nga policia shqiptare në Lazarat. “Bosët e drogës vazhdojnë të garantuar trafikun në Shqipëri e nga Shqipëria! Askush nuk mund t’i prekë, përkundrazi. A ju kujtohet se sa here kemi denoncuar faktin se në listën e Lazaratit mungonin emrat e bosëve…A ju kujtohet sa here kemi denoncuar se nuk u arrestu asnjë bos …përkundrazi ato u lajmëruan...??? Sa here kemi thënë se super Gatet janë në qeverisje e në parlament…”, akuzon Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat