KLD rrëzon kërkesën për shkarkim të Gjin Gjonit

Shqipëria

KLD rrëzon kërkesën për shkarkim të Gjin Gjonit

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 20:11

Pas orësh debatesh Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar propozimin e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtari Gjin Gjoni. Gjatë mbledhjes, me dyer të mbyllura, mësohet se vetë gjyqtari Gjoni është shprehur se po sulmohet politikisht në mënyrë të koordinuar, sipas tij, për shkak të gjykimeve të tij për ministrat aktualë si dhe për presionet për proceset gjyqësore ndaj eksponentëve politikë. Gjoni ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij së fundmi për fshehje të pasurisë.

Shqyrtimi i procedimit disiplinor për gjyqtarët, që ishte e parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor 2014, u shty për sot, për shkak të mungesës së Ministrit të Drejtësisë.

Mësohet se gjatë mbledhjes së KLD-së ka pasur debate teksa diskutohej pr/ligji i Ministrisë së Drejtësisë “Për funksionimin e KLD-së”. Sipas anëtarëve të KLD-së, pr/ligji i Ministrisë së Drejtësisë nuk sjell asnjë të re dhe zvogëlon kompetencat e KLD-se.

Pjese e debatit te sotem jane edhe kandidaturat për kryetarë të Gjykatës Administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat