Meta fut në sherr kryeministrin dhe ministrin izraelit

Shqipëria

Meta fut në sherr kryeministrin dhe ministrin izraelit

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:03

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman ka bërë publik “divorcin politik” me kryeministrin, Benjamin Netanyahu.

“Mosmarrëveshjet mes meje dhe kryeministrit janë themelore dhe nuk na lejojnë të jemi partnerë në të ardhmen”, tha Liberman.

“Nuk po sulmoj kryeministri. Ai ka të drejtë në pikëpamjen e tij. Unë i shoh gjerat ndryshe dhe nuk e fsheh këtë.”

Lieberman ka shpjeguar se fundi i partneritetit nuk do të thotë rrëzim të koalicionit dhe se partia e tij do të vazhdojë të jetë në qeveri dhe ministrat e partisë së tij do të vazhdojnë detyrën.

Mediet në Izrael shkruajnë se, kjo është një lëvizje taktike e tij për të rifituar popullaritetin me anë të distancimit nga Netanyahu, transmeton shekulli.

Dy politikanët e njohur kanë shkëmbyer fyerje ditët e fundit lidhur me çështjen se si duhet të reagoi Izraeli ndaj sulmit me raketa nga Gaza.

“Ti premtove zgjidhje të ashpër ndaj Hamasit, por asgjë nuk ndodhi dhe ata vazhdojnë të qëllojnë qytetarët”, akuzoi Lieberman kryeministri izraelit.

Netanyahu reagoi i zemëruar: “Ti si fillim duhet të vish në takimet e kabinetit dhe jo vetëm të flasësh në media për masa”.

Ministri i Jashtëm u kundërpërgjigj duke thënë se një takim e kishte humbur për shkak të vizitës në Gjermani dhe një tjetër për shkak të takimit me kreun e parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Të paktën nuk do të akuzohem për rrjedhje informacioni nga qeveria”, tha Liberman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat