Nishani nderon Ipeshkvin e Sapës

Shqipëria

Nishani nderon Ipeshkvin e Sapës

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 20:09

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ishte sot në Katedralen Nënë Tereza, në bashkinë e Vau Dejës, ku nderoi me titullin "Nënë Tereza" Ipeshkivin e Sapës, monsinjor Luçiano Avgustin. Duke folur përpara besimtarëve, Presidenti Nishani vlerësoi tolerencën dhe harmoninë ndërfetare, me të cilat, tha ai, shqiptarët do të presin Papa Françeskun, në shtator të këtij viti.

Në prani të Nuncit Apostolik, Imzot Ramiro Moliner Ingles, Imzot Zef Gashit nga Mali i Zi, Imzot Dod Gjergji nga Kosova, të deputetëve të Kuvendit, Kryetarit të Bashkisë, Gjon Marku dhe drejtuesve të tjerë vendorë, Konsujve të Nderit dhe qindra banorëve të zonës që e mikpritën ngrohtësisht, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi veprimtarinë e Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës, Imzot Llucjan Avgustini me Dekoratën “Nënë Tereza” me këtë motivacion: “Në nderim të veprimtarisë së vazhdueshme dhe të çmuar për bamirësi dhe ndihmesën e veçantë në harmoninë ndërfetare, duke forcuar solidaritetin e shoqërisë dhe vlerat bashkëpunuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat