Udhëzimi për faljen e gjobave elektorale

Shqipëria

Udhëzimi për faljen e gjobave elektorale

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:38

Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin e ligjit për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.

Udhëzimi përcakton kompetencat konkrete të administratës tatimore për evidentimin e praktikave të tatimpaguesve që përfitojnë nga ky ligj, si dhe procedurat, dokumentacionin dhe rregullat për mënyrën e evidentimit të debitorëve që përfitojnë nga kjo falje dhe shuarjen e gjobave. Ligji për faljen e gjobave është miratuar nga Parlamenti në muajin prill të këtij viti, por zbatimi i tij do te nis tani pas udhëzimit. Në total, sipas burimeve nga Ministria e Financave, shifra e gjobave që falen është 3.3 miliardë, por falen edhe 500 milionë që janë paguar. Udhëzimi përcakton me detaje mënyrën se si do të procedohet me faljen e gjobave.

Falja e gjobave të vendosura gjatë periudhës zgjedhore ishte një angazhim elektoral i Partisë Socialiste, me argumentin se shumica e tyre kishin motiv politik dhe po përdoreshin si presion ndaj biznesit nga qeveria e kaluar. Qeveria e re, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 mori nismën për faljen e gjobave të vendosura nga administrata tatimore për periudhën nga 1 marsi 2013 deri më 31 gusht 2013, për të shmangur gjobat me karakter politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat