Rama mbledh ministrat për 300 ditët e qeverisë

Shqipëria

Rama mbledh ministrat për 300 ditët e qeverisë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 13:07

Këtë të dielë qeveria "Rama" mbush plot 300 ditë në detyrë dhe ekipi qeveritar është përfshirë në një ditë bilanci të punës së tij. Vetë Kryeministri Rama, përmes një postimi në Tëitter, shkruan se kjo e sotmja do të jetë një ditë e gjatë pune për Qeverinë, e cila do të bëjë bilancin e 300 ditëve. Në takimin mes shefit të Qeverisë dhe ministrave do të diskutohet gjithashtu edhe për përgatitjet për vitin e dytë të qeverisjes. Periudhën shtator 2014-2015, Rama e ka cilësuar si viti antikorrupsion. Ndryshe nga sa më parë, ky bilanc i punës së qeverisë është vendosur të zhvillohet me dyer të mbyllura e pa aktivitete mediatike ku të renditeshin arritjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat