Ambasadori shqiptar në Greqi: Pakti detar, edhe në interesin tonë

Shqipëria

Ambasadori shqiptar në Greqi: Pakti detar, edhe në interesin tonë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 10:12

Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi sqaroi dje për “Gazeta Shqiptare” se Greqia nuk i ka vënë kusht Shqipërisë zgjidhjen e paktit detar, për anëtarësimin e plotë në BE. Sipas tij, deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Venizellos janë keqkuptuar. Po kështu, ai ka sqaruar edhe çështje të tjera si ajo e toponimeve apo kërkimet e palës greke për naftë në detin Jon.
Zoti Dervishi, pak ditë më parë, në mbyllje të Presidencës grekë të BE-së, ministri i Jashtëm grek, Venizellos e vuri si kusht zgjidhjen e paktit detar me Shqipërinë, për hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Mund të na komentoni diçka rreth kësaj?
Së pari, unë dua të them se nuk është kuptuar drejt deklarata e Venizellos, bërë në mbyllje të Presidencës greke të Bashkimit Evropian, në ceremoninë që u organizua me këtë rast. Ndër të tjera, Venizellos bëri një vlerësim të Presidencës greke, në kushtet e këqija që Greqia e mbajti këtë kryesim, dua të them, në kushtet e krizës financiare dhe politike. Praktikisht edhe nga opinioni i diplomatëve të tjerë të Bashkimit Evropian, me gjithë kushtet e vështira ku ishte Greqia, ajo arriti të realizojë me sukses presidencën e BE, duke trajtuar disa çështje të rëndësishme, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë presidencës së dytë, në Presidencën italiane tashmë, që janë në përgjithësi në përmbajtje të politikës së Bashkimit Evropian. Por Greqia pati disa aktivitete mjaft të shpeshta dhe në një pjesë të tyre qenë të ftuar edhe ministrat e qeverisë shqiptare, në mënyrë të veçantë, duke qenë një vend fqinj dhe një vend potencial për t’u bërë kandidat në Bashkimin Evropian. Pra, ishte një iniciativë greke kjo, që pothuajse në të gjitha aktivitetet që organizoheshin me ministrat
e Jashtëm, të Energjetikës, të Arsimit, të fushave nga më të ndryshmet ishin të ftuar edhe ministrat shqiptarë. Në kuadrin e vlerësimeve që ministri i Jashtëm grek i bëri punës së qeverisë greke, në mënyrë legjitime të kryesimit të BE, përmendi edhe disa arritje.

Një nga arritjet më të rëndësishme për Greqinë, duke qenë një vend i rajonit tonë ishte edhe politika e përhershme, konstante që Greqia ndjek për zgjerimin e BE-së, duke integruar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbetur, sipas stadeve që janë. Pra, është një politikë konstante e qeverisë greke. Kuptohet që në këtë kuadër, edhe në opinionin grek ka edhe mendime pro dhe kundër kësaj politike. Një nga këto probleme ishte edhe çështja e marrëdhënieve bilaterale me Shqipërinë. Pra, ndërkohë që qeveria greke dhe Venizellos bëri një punë të cilësuar për të mbështetur Shqipërinë si të gjitha vendet e tjera për marrjen e statusit, pati edhe zëra të kundërt, që ndoshta duhet të vinte kushte, siç ka bërë me Turqinë, apo me Maqedoninë që po pengon avancimin e procesit të integrimit. Dhe Venizellos në këto rrethana ishte i detyruar të jepte një shpjegim që pak a shumë e ka dhënë edhe politika jonë në kancelaritë evropiane për marrjen e statusit të vendit kandidat, që: të marrësh statusin e vendit kandidat nuk do të thotë të bëhesh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat