Elbasan, Kisha “Shën Maria” mban meshë kujtimi për Artan Santon

Shqipëria

Elbasan, Kisha “Shën Maria” mban meshë kujtimi për Artan Santon

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 09:54

Kisha “Shën Maria” në Elbasan po zhvillon një meshë në nder të biznesmenit Artan Santo, dhjetë ditë pas vrasjes së tij.

Në meshën e mbajtur nga At Nikolla Marku, janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë.

At Nikolla Marku theksoi se Artan Santo do të respektohet ashtu siç i takon.

Artan Santo u vra mëngjesin e 26 qershorit, një ngjarje kjo që shkaktoi tronditje të thellë në mbarë opinionin shoqëror.

Bankieri dhe biznesmeni Artan Santo do t’i mungojë familjes, miqve, bashkëpunëtorëve. Do t’i mungojë sistemit bankar. Por, ai do të mbetet i vlerësuar për kontributin e padiskutueshëm të tij në zhvillimin e biznesit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat