Kuvendi zgjedhor i PD-së në Bulqizë

Shqipëria

Kuvendi zgjedhor i PD-së në Bulqizë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 23:00

Nga kuvendi zgjedhor i demokratëve të Bulqizës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar antarëve ta përdorin me përgjegjësi votën e saj me të cilën do të ndërmerren vendimet më të rëndësishme në PD.

Përgjegjësi në përdorimin e votës. Është kjo kërkesa e kryetari të partisë demokratike Lulzim basha në kuvendin zgjedhor të demokratëve në Bulqizë pasi sipas tij do të merren vendimet më të rëndësishme.

“Ndonëse jemi gjithseci këtu i mandatuar, të gjithë jemi të barabartë me çdo demokrat tjetër brenda dhe jashtë kësaj salle dhe gjithsecili prej nesh ka një votë. Vendosja e votës së lirë në bazë të vendimarrjes është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, një përgjegjësi që kërkon një reflektim të thellë nga gjithë ju ushtruesit e kësaj të drejte, një reflektim të dyfishtë. Nga njera anë, brenda vetes tonë për çdo rast të shkarjes apo degradimit nga parimet e vlerës dhe meritës brenda radhëve tona dhe një reflektim tjetër në raport me vendosmërinë tonë për t’ju kundërvëne projektit më ogurzi por dhe më të pashpresë politik që ka kundërshtari ynë, të mbajtjes dhe menaxhimit të pushtetit përmes promovimit të antivlerave”.

Një tjetër kërkesë këtë herë për drejtuesit e rinj të PD-së është nisja e hartimit të alternativës së demokratëve.
“Mungesa e perspektivës dhe vizionit e ka zhytur Shqipërinë në ditën e saj më të keqe. Sot është koha që demokratët e Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë, nën drejtimin e ekipeve të reja të ndërtojnë alternativën tonë të re bazuar në parimet e lirisë, konkurencës së lire e të pastër dhe të zhvillimit”.

Të gjitha këto kanë sjellë pasoja të rënda mbi shqipatër sipas Bashës. Mbyllja e vendeve të punës, përkeqësimi i statistikave të rendit, vrasjet dhe grabitjet, transparenca dhe përgjegjshmëria e pushtetarëve para qytetarëve, për kreun e demokratëve është në nivelet më të ulëta që nga kapërcimi i diktaturës moniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat