Parlamenti dhe qeveria mbështesin promovimin e potencialeve që ofron Shqipëria për investitorët e huaj

Shqipëria

Parlamenti dhe qeveria mbështesin promovimin e potencialeve që ofron Shqipëria për investitorët e huaj

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 22:21

Gjatë ditës së dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH në botë kanë patur një axhendë të ngjeshur takimesh.
Ata morën mbështetjen e parlamentit dhe qeverisë për të promovuar potencialet që ofron shqipëria për investitorët e huaj.

Kreret e perfaqësive në RSH u pritën në një takim nga kryetari I kuvendit Ilir Meta.
Ata morën mbështetjen e parlamentit për t’i dhënë vendit imazhin që meriton.

Gjate ditës Politika e jashtme shqiptare ka mbledhur në një panel ambasadorë dhe ministra të qeverisë për të diskutuar rolin e diplomacisë ekonomike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj solli parashikimet e bankës botërore sipas të cilës do të arrijë standardet mesatare evropiane të jetës në 22 vite.

Ndërsa për ministrin e transporteve Edmond Haxhinasto, sfidat janë të shumta por liberalizimi i shërbimit të transporteve duhet të kryehet me shpejtësi.

Ky aktivitet i përvitshëm i jep mundësinë Shqipërisë për të prezantuar potencialin që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe avantazhet krahasuese në raport me vendet e tjera të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat