Plas në PD! Grushte e sharje në Durrës, sherr në Shkodër(Video)

Shqipëria

Plas në PD! Grushte e sharje në Durrës, sherr në Shkodër(Video)

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 21:06

Sherr ndërmjet anëtarëve të Partisë Demokratike në Durrës. Në mbledhjen e ditës së djeshme të PD-së Durrës për përcaktimin e delegatëve që do të marrin pjesë në votimin e kryetarit, anëtarët e PD-së kanë kaluar në një konflikt fizik ndërmjet tyre ku janë shtyre dhe kanë kaluar deri në goditje ndërmjet tyre.

Shkaku i sherrit ishte banal, pasi sebepi u bë procedura e përcaktimit të delegatëve që do të marrin pjesë në votim. Njëra palë u kap për çështjen e banimit të delegatëve, pastaj debati kaloi tek diploma e tyre dhe më pas në konflikt fizik. Burime nga selia blu në Durrës pohuan për gazetën “Shqiptarja.com” se zgjedhjet për kryetarin e ri të degës kanë çuar në përplasjen e anëtarësisë.

Përçarja ndërmjet anëtarëve të Partisë Demokratike Durrës ka qenë aq e madhe sa kishte dy muaj që nuk zhvillohej asnjë mbledhje. Ky ngërç është krijuar pasi palët ndërmjet tyre kanë pasur tensione të larta ndërmjet tyre. Kjo gjë është dëshmuar pasi në mbledhjen e fundit që u zhvillua, rreth dy muaj më parë ishte përsëritur e njëjta situatë ku anëtarët janë zënë me grushte ndërmjet tyre. U desh që Basha të shkonte vetë në Durrës në atë kohë që ti qetësonte disi, por pa sukses pasi ndasitë ndërmjet demokratëve kishin qenë aq të mëdha sa nuk i kanë kursyer grushtet ndërmjet tyre.

Kandidatët
Pavarësisht këmbënguljes së Bashës për të nxjerrë në garë kandidatin Genc Juka apo kundërshtarin e Carës, Ardian Muka, ai ka pësuar një disfatë. Kjo pasi kandidati Genc Juka, i cili ka qenë më i përfoluri për të marrë drejtimin e partisë, ka dhënë dorëheqjen dhe emri për të rivalizuar kandidatin e Carës është Ardian Muka. Por edhe ky ka shumë pak shpresa përballë grupit Cara e Bylykbashi, të cilët janë super të fuqishëm në marrjen e drejtimit të PD-së së Durrësit. Kjo superfuqi e tyre është vënë re në mbështetjen e kandidatit Dritan Burgija, i cili pritet që të zgjidhet kryetari i degës, pasi ka marrë edhe numrin më të madhe të delegatëve.

Basha ka një eksperiencë të hidhur me Burgijën, pasi në ditëlindjen e deputetit Oerd Bylykbashi, ai ishte shkaku që i prishi terezinë kreut të PD-së, duke e detyruar atë që të largohet nga lokali. Shkaku ishte pasi Bylykbashi i tha Bashës se Burgija do të jetë kreu i ri i PD-së Durrës, gjë e cila nuk i pëlqyer Bashës dhe u largua nga ditëlindja. Kësisoj Bashës pas Elbasanit dhe Fierit, tani më i ka dalë edhe Durrësi nga kontrolli duke humbur edhe një bazë të madhe të PD-së në vend.

Kryetari i ri i PD-së Kukës, ish-drejtor i Berishës
Kryetari i ri i PD-së Kukës është zgjedhur Arif Rexhmati. Në zgjedhjet e degës së PD Kukës ka dalë edhe kreu i ri i degës i cili është ish-drejtori rajonal i bujqësisë. Në kuvendi ne djeshëm të degës së PD-së në Kukës mori pjesë edhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka qendruar në kokë procesit. Në fjalën e tij përpara anëtarësisë ai nuk nguroi që të akuzonte edhe mazhorancën. “Halli i madh që ka zënë këtë vend është fakti se Edi Rama dhe Ilir Meta, siç e faktuan edhe këtu në Kukës, e para çdo shqiptari nuk e kanë ndërmend të prodhojnë asgjë të mirë për këtë vend.

Nuk e kanë pushtetin për qytetarët, për shqiptarët, për të bërë diçka për të përmirësuar diçka në fund të fundit, për të lënë një gjurmë, e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë mall prandaj e blejnë. Se blejnë votat, se blejnë kryetarë bashkie, se blejnë vullnete, është një krim i rëndë, është korrupsion politik. Po nuk ndalen me kaq. Pasi kanë marrë pushtetin kanë promovuar nga Parlamenti e deri në postet më të larta drejtuese njerëz të lidhur kokë e këmbë me krimin”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat