Avokatët kërkojnë të bëhen pjesë e tryezave të reformës në Drejtësi

Shqipëria

Avokatët kërkojnë të bëhen pjesë e tryezave të reformës në Drejtësi

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 18:07

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, kërkon të jetë pjesë e çdo reforme në sistemin e drejtësisë. Sajmir Vishaj, ne cilësinë e kryetarit të saj, në 5 vjetorin e themelimit të shoqatës, tha se politika duhet të marre mendimin e profesionistëve për çdo reformë në sistemin e drejtësisë.

Sipas avokat Vishajt, nuk bëhen reforma me njerëz jo profesioniste apo të sapo dale nga bankat e shkollave. Ai tha, se një grup ekspertësh nga shoqata e avokatëve penalistë, do të jenë pranë Ministrisë së Drejtësisë, për çdo ndryshim apo reforme që pritet në institucionet e drejtësisë. Githashtu, Vishaj kërkoi nga Gjykata dhe prokurori, të paguajnë avokatët kryesisht, që prej dy vitesh nuk paguhen.

Në takim, u diskutua edhe për dhunën, që policia ushtron brenda komisariatëve ndaj qytetarëve, ku keta te fundit detyrohen të firmosin deklarata pa pranine e avokatëve, praktike kjo qe duhet ndalur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat