Berisha ka dy festa në një ditë

Shqipëria

Berisha ka dy festa në një ditë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 15:21

Ish-kryeministri, Sali Berisha feston sot dy data të veçanta; ditëlindjen e bashkëshortes Liri Berishës dhe 43-vjetorin e martesës së tyre.

“I pari që e urova Lilin isha unë. Urimi im ishte mbi të gjitha një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë, mbështetjen, përkushtimin e saj tejet të çmuar këto 43 vite së bashku, pa të cilat unë nuk do mund të isha ky që jam sot”, shprehet Berisha.

Ai i ka shprehur mirënjohje të veçantë edhe për përkushtimin për më shumë se katër dekada ndaj fëmijëve të sëmurë dhe në nevojë.

“Pas meje, Lilin e uruan më radhë mbesat dhe nipërit Sara, Dalila, Amla, Medina, Lajdoni, Arti dhe e gjithë familja. Por, pas rrethit familjar, buqetën e parë të luleve e sollën Danjela dhe Flori, dy të rinj rom, si mirënjohje për kujdesin e Lilit ndaj tyre”, tregon Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat