Kërkimet për naftë në detin shqiptar, reagon Athina zyrtare

Shqipëria

Kërkimet për naftë në detin shqiptar, reagon Athina zyrtare

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 08:25

“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë Konstantinos Koutras, ndërsa i është përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me shkrimet në shtypin shqiptar, sipas të cilave, zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brenda ujërave territoriale shqiptare.

Zëdhënësi Kutras siguroi se është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë.

“Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit,” tha Kutras. Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është në një linjë më atë të vetë ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos 3 ditë më parë mbi këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat