Për deklarim të rrem të pasurisë dërgohet në Prokurori edhe ndihmësi i Nishanit

Shqipëria

Për deklarim të rrem të pasurisë dërgohet në Prokurori edhe ndihmësi i Nishanit

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 18:15

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka bërë ditën e sotme një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, ndaj 8 zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit të rremë të pasurive të tyre. Mes tyre bie në sy edhe emri i ndihmësit të Presidentit Nishani.
Punonjës së Drejtorisë së Tatimeve, të Drejtorisë së Doganave, Metrologjisë si dhe punonjës së Ministrisë së Bujqësisë dhe ALUIZNI-t janë pjesë e personave që janë kallëzuar në organin e akuzës.

Kallëzimi ka ardhur pasi nga verifikimet e kryera rezultoi që punonjësit të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Sipas ILDKP, zyrtarët e dërguar për ndjekje penale kanë bërë deklarime të rreme pasurie e për këtë shkak ata duhet të përballen me ligjin.

Emrat dhe postet e personave:

Shpend Shametaj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,

Sadetin Bishanaku, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,

Flamur Dingo, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë,

Ismail Muça, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,

Enkeleda Baloshi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,

Leonard Kastrati, Ndihmës i Presidentit të Republikës,

Shyqyri Bajraktari, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,

Ermir Petriti, ALUIZNI, Korçë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat