Rikthimi i Berishës: Santo u vra para syve tanë, në mes të policëve

Shqipëria

Rikthimi i Berishës: Santo u vra para syve tanë, në mes të policëve

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 15:11

Tiranë - Ish-Kryeministri Berisha është rikthyer sot në Kuvend me akuza të ashpra ndaj Qeverisë lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo, pasi ka hedhur në media disa pista hetimi që në fakt nuk janë nga Prokuroria dhe se Qeveria është e lidhur me krimin.
Berisha tha: ” Një javë më parë u ekzekutua para syve tanë dhe gjithë botës, një bankier që për ata që e kishin njohur, e kanë mbajtur për njeri suksesi. Ngjarja ishte shokuese. Ky bankier mjaft i njohur, per disa rrethana te caktuara, i përkiste kryekeput të majtës shqiptare, por kjo s’e kishte penguar aspak atë dhe ne, në pushtet, të ngrihej.
Çfarë ndodhi? Pse u vra para syve tane? Ai u vra në zonën më të filmuar të kryeqytetit, 5 m larg tij ishin policët. Me tej, ishin 32 efektivë policie që ishin me zv.kryeministrin e Maqedonise në hotel “Grant”. Por, ju e shpallet atë pista e Mamurrasit,”- tha Berisha. – “Ju jo vetëm që nuk mund ta luftoni krimin, por e shtyni Shqipërinë në kriminalitet.”
Berisha: Më larguan nga Kuvendi pse citova fjalët e Ramës
Berisha: Më larguan nga Kuvendi pse citova fjalët e Ramës “prostitutë” dhe “kurvë”, por unë do t’ia përplas Ramës në surrat të gjitha,” – premtoi Berisha duke kujtuar arsyet e përjashtimit të tij nga Kuvendi.
Duke iu drejtuar Dules, i tha: “”Ai bashkkryetari tjetër që i thonë “më thanë të të arrestoj, por nuk të arrestoj,” herën e fundit nuk më la të mbaroja fjalën.
Kurrë në jetën time nuk kam agresuar me fjalën prostitutë dhe kurvë, sepse ajo është praktikë e botës që lamë pas.
Ishin drejtues si Mehmet Shehu ata që e bënë atë. Por, çfarë ndodhi? Morët vendim të më përjashtonit për fjalët që kryeministri ia adresonte të tjerëve, dy femrave dhe një të trete aty. Në vend që t’i thoshit atij se nuk duhen lejuar kyrrë sharje të tjera.
Por ju, kur e dëgjuar atë si në fermën e derrave që ai thoshte, ulur si një ordiner, si ata rrugeçët që shohin nga vrima e çelësit në derë, tek thoshte rrotë… etj etj.
Unë do t’ia përplas gjithçka në surrat nga kjo foltore,” – premtoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat