Debate mes opozitës dhe mazhorancës për serverin e tatimeve

Shqipëria

Debate mes opozitës dhe mazhorancës për serverin e tatimeve

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 14:08

Partia Demokratike kërkoi në Kuvend zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve.

Deputeti Eduard Halimi i kujtoi drejtuesit të seancës se kryetari i grupit parlamentar demokrat i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit për këtë çështje, 11 muaj më parë.

Ai kërkoi futjen në rend të ditës të kësaj çështje.

Halimi tha se veç vjedhjes së të dhënava tatimore, Kryeministri Rama po kërkon të përgjojë të gjithë telefonat e qytetarëve, me vendimin që ka nxjerrë për regjistrimin e numrave të celularëve, të njohur si iMei.

Drejtuesi i seancës, Vangjen Dule, ia ndërpreu fjalën në këtë pikë dhe tha se i takon Konferencës së Kryetarëve të vendosë në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor.

Por ish – kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagoi duke thënë se ngritja e Komisionit nuk ka lidhje me Konferencën e Kryetarëve dhe se kjop çështje duhet futur në rendin e ditës.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit u shpreh se opozita, në bazë të regullores duhet të paraqesë një kërkesë për futjen e kësaj çështje në rendin e ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat