Reforma territoriale, mazhoranca e zhgënjyer me rezolutën e PD

Shqipëria

Reforma territoriale, mazhoranca e zhgënjyer me rezolutën e PD

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 14:01

Mazhoranca e ka cilësuar zhgënjim rezolutën e propozuar nga opozita për reformën administrative territoriale.

Argumentin e tij bashkëkryetari i Komisionit për këtë reformë, Bashkim Fino e mbështeti tek mungesa e një harte, në dokumentin e zyrtarizuar një ditë më parë opozita.

Shumica është e vendosur për ta miratuar këtë reformë brenda këtij sesioni parlamentar, ndaj dhe 31 Korriku është afati nga ku mazhoranca nuk ka ndërmend të tërhiqet, edhe pse pranon që ky proces është i lidhur ngushtësisht me decentralizimin.

Dje opozita dhe të zgjedhurit vendorë të djathtë përmes një rezolute i kërkuan Kuvendit që decentralizimi, zgjerimi dhe konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës.

Basha u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën, të cilën e ftoi që sëbashku të miratojnë me konsensus në Kuvend një reformë, që sipas kreut të opozitës duhet t’i shërbejë qytetarit dhe jo kalkulimeve elektorale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat