Civilët që do të mbajnë armë, të detyruar të bëjnë kurs për ta mësuar

Shqipëria

Civilët që do të mbajnë armë, të detyruar të bëjnë kurs për ta mësuar

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 10:33

Tiranë – Të gjithë personat që dëshirojnë të pajisen me armë, sipas ligjit, janë të detyruar tani e tutje të ndjekin një kurs apo shkollë trainimi për të mësuar armën. Kurset do të jenë të detyrueshme dhe do të zhvillohen nga trainerë të liçensuar nga shteti.
Ministri Tahiri, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve dje, ka treguar edhe këtë kriter shtrëngues të ligjit të ri për armët:
Sipas tij, “ligji i ri vendos si kriter të domosdoshëm dëshminë e aftësisë teorike dhe praktike për njohjen dhe përdorimin e armës. Kujtoj këtu, që kjo nuk parashikohej në ligjin ekzistues, ndërkohë që për përdorimin e një mjeti kërkohet dëshmi e përdorimit të mjetit ose në zhargon patentë. Për subjektin që mbante armë dhe që sot mban armë, nuk kishin parashikuar në ligj asnjë detyrim për dëshmi për të mbajtur armë, për aftësimin teknik lidhur me mbajtjen e armës.
Kjo do të thotë që në vijim do të ketë kurse të posaçme ose të detyrueshme paraprake, për ata që duan të bëjnë kërkesë për t’u pajisur me një armë, me autorizim përkatës. Shkolla ose kurse që do të licencohen nga Policisë e Shtetit dhe do të përcaktohet detyrimi për të kaluar mjaftueshëm dhe për të pasur aftësi minimale për të pasur pastaj të drejtën për të kërkuar armë,”- ka nënvizuar ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat