Arvizu: Vlerësojmë marrjen e statusit kandidat

Shqipëria

Arvizu: Vlerësojmë marrjen e statusit kandidat

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 08:35

Me rastin e 238-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane zhvilloi sot një aktivitet pranë Galerisë së Arteve. Ambasadori Alexander Arvizu, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, vlerësoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë:

“Atlantiku bashkon Evropën me Amerikën”, u shpreh Arvizu. Më tej ai vlerësoi aksionin e policisë në Lazarat:

“Vlerësim aksionit të forcave të policisë në Lazarat. Policia sot edhe këtu për të na krijuar një mbrëmje të qetë”, theksoi Arvizu.

Ceremonia u hap me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane, të cilët sipas traditës ushtarake kryen parakalimin e flamujve, ndërsa këngëtarja Vikena Kamenica, këndoi himnin shqiptar dhe atë amerikan.

Një grup i përberë prej 4 marinsash të veshur me uniformën e tyre ceremoniale ngritën dhe shkëmbyen flamujt sipas ritualit përkatës. Kjo traditë e hershme e ushtrisë Amerikane, nderon flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe ata që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe flamurit.

Ndërkohë në këtë aktivitet ishin të pranishëm mjaft personalitete të politikës shqiptare si, kreu i shtetit Presidenti Bujar Nishani ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat