Kisha Ortodokse Shqiptare distancohet nga deklaratat e Irinej

Shqipëria

Kisha Ortodokse Shqiptare distancohet nga deklaratat e Irinej

Më: 2 qershor 2014 Në ora: 22:21

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare distancohet nga deklaratat e patriarkut serb Irinej se: “Kosova është e shenjtë për Serbinë”.
“Është një deklaratë e tij personale. Kisha ka pasur një aktivitet për të cilën çdo gjë ka shkuar në rregull në praninë e autoriteteve të shtetit pa asnjë lloj problemi. Në ceremoni shin të ftuar të gjithë kryetarët e kishave ortodokse, nuk ishte ftuar vetëm patriarku serb, ai është një nga kryetarët e kishave ortodokse, nuk ishte i vetmi i ftuar”, është shprehur zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Thoma Dhima, gjatë një lidhje telefonike për A1 Report.

Sipas tij deklaratat janë bërë jashtë Kishës dhe jashtë ceremonisë për të cilën kleriku serb ishte ftuar, ndaj dhe Kisha nuk mban përgjegjësi dhe distancohet nga një qëndrim i tillë tërësisht personal. Dhima thotë se nuk mund të japë përgjigje për situata të cilat kanë ndodhur jashtë ceremonisë së shenjtërimit të Kishës Ortodokse “Ngjalla e Krishtit” gjatë së dielës në Tiranë. Edhe sa i përket mospre zencës së kryeministrit Rama në drekën e përbashkët me klerikët zëdhënësi Dhima e quan një zgjedhje personale të Kryeministrit.

“Dreka ishte diçka që ishte plotësuese e shenjtërimit, kryeministri Rama erdhi dhe nderoi shenjtërimin me gjithë bashkëshorten dhe ne e falënderojmë për ardhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë shenjtërim,” tha më tej z.Dhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat