Ministra dhe deputetë, homazhe te portreti i ish-diktatorit, Enver Hoxha

Shqipëria

Ministra dhe deputetë, homazhe te portreti i ish-diktatorit, Enver Hoxha

Më: 5 maj 2014 Në ora: 20:12

Ringjallet Enver Hoxha në festën e 5 majit në Berat. Fotoja e Enver Hoxhës është vënë në qendër të homazheve të festës së 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, sot në qytetin e Beratit.
Ministri i Drejtësisë, njëherësh deputet i këtij qarku, Nasip Naço, deputeti Gledion Rehovica, të shoqëruar dhe nga pushtetarë lokalë u përulën në lapidarin e dëshmorëve, ku ishte vendosur fotografia e Enver Hoxhës.
Ka qënë këshilltari i Partisë Komuniste, Aleko Boce, i cili ka vendosur në lapidarin e dëshmoëve një portret të Enver Hoxhës, ku janë vendosur tufa me lule dhe janë kryer homazhe.
Në lidhje me këtë veprim Naço dha këtë koment për median.
“Une besoj që pashë foton e Margarita Tutulanit.U përkula përpara këtyre Dëshmorëve, të cilët në moshë të re dhane jetën e tyre për të arritur në këtë ditë. E rëndësishme është që ne shqipëtarët të rrisim standardet tona, pastaj të pretendojmë, kjo është kryesorja që të gjithë bashkë të kryejmë ato reforma që ti shërbejmë shqipëtarëve brenda vendit dhe pastaj në Europë” tha ai.
Vendosja e portretit të Enver Hoxhës ka shkatuar reagime mes pjesëmarrësve, ku nga të gjithë të pranishmit uniformat blu nuk vendosën lule dhe nuk u përkulën përpara figurës së Enver Hoxhës, ata respektuan vetëm të rënët në krye të detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat