Rilindja Paradë Gay më 17 Maj/ Erion Veliaj konfirmon: Homoseksualë nga Serbia, Greqia, Maqedoni, Mali Zi do marshojnë në Tiranë

Shqipëria

Rilindja Paradë Gay më 17 Maj/ Erion Veliaj konfirmon: Homoseksualë nga Serbia, Greqia, Maqedoni, Mali Zi do marshojnë në Tiranë

Më: 26 prill 2014 Në ora: 19:36

Publikohet zyrtarisht Parada Homoseksualve me ngjyra lejla në Tiranë më 17 Maj. Ministri i Mirëqënies dhe Punës Sociale Erion Veliaj ka realiziuar një takim zyrtar me përfaqësuesit e Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT dhe ka konfirmuar se më 17 Maj do zhvillohet në Tiranë Parada Gay ku homoseksual nga gjithë Ballkani dhe do marshojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Takimi ka zgjatur për afro një orë dhe zoti Veliaj ka garantuar vullnetin e qeverisë për ti trajtuar brenda standarteve europiane të drejtat dhe liritë themelore të homoseksualve shqiptarë.

Mijra Homoseksual nga Greqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia do i drejtohen kryeqytetit shqiptar me ngjyrat e tyre lejla dhe do manifestojnë për kërkesat dhe të drejtat e tyre dhe barazinë sociale gjinore. Homoseksualët kërkojnë dhe kanë marr miratimin e qeverisë Rama për institucionalizimin e martesave Gay. Avokati i Popullit Igli Totozani dhe Kryeministri Rama kanë garantuar se në qershor në prag të miratimit statusit vendit kandidat do ketë disa eksperienca të celebrimit tue 300 çifteve të para nga të cilët 220 janë meshkuj dhe 80 femra lezbike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat