Rama: Në Vatikan folëm edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit europian

Shqipëria

Rama: Në Vatikan folëm edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit europian

Më: 24 prill 2014 Në ora: 22:04

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka postuar një sërë fotografishë në faqen e tij personale në Facebook ku ndanë momentet e takimit me Papa Françeskun.

“Sot në Vatikan me Atin e Shenjtë për audiencën private që u rezervohet krerëve të qeverive dhe takimin me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinalin Pietro Paroli, ku u fol për Shqipërinë, plagët e të shkuarës e sfidat e të sotmes, për paqen e arritur në rajon në këtë 100 vjetor të Luftës së Parë Botërore që shpërtheu pikërisht në Ballkan, për nevojën e madhe të rajonit tonë për Europën e Bashkuar po edhe të Europës së Bashkuar për rajonin tonë, e padyshim për Kosovën në rrugën e integrimit europian”, shkruan ai përbri fotografive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat