Argita Malltezi: Akuzat nga Rama dhe shpifës të paguar

Shqipëria

Argita Malltezi: Akuzat nga Rama dhe shpifës të paguar

Më: 24 prill 2014 Në ora: 17:30

Vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas një kronike të transmetuar në media ku ajo akuzohej nga një biznesmen i huaj. Sipas zonjës Malltezi ky është një sulm politik nga shpifës të paguar.

Në një kronikë të transmetuar nga TCH, Edi Rama ripërtypi gënjeshtrat e artikuluara nga shpifësit e tij të paguar. Historia e një biznesmeni që kërkon të marre nga Rama, sot kryeministër, të drejtën për të bërë biznes me Ramën dhe që si biletë hyrëse ofron një intervistë politike në kanalet e preferuara të Ramës.

Argita Malltezi sqaron në letren e saj publike edhe marrëdhënien me këtë biznesmen.

Biznesmenit në fjalë i është kërkuar të paguajë për punën ligjore, me tarifa për orë punë ose me shumë totale në mbarim të projektit, sipas preferencës së tij dhe kjo jo nga unë, por nga një firmë tjetër ligjore. Dhoma e Avokatëve u shpreh për rastin në fjalë se kjo ëështe praktike ligjore tarifimi për avokatët. Të vetmen faturë që i kam çuar personit në fjalë ka qenë ajo për punën e kryer nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme (rreth 8000 euro), të cilën ai iku pa e paguar. Biznesmeni në fjalë, sipas deklaratave të një ministri të kohës, u largua pasi nuk iu pranua çmimi marramendës që propozoi për energjinë që donte të hidhte në treg.

Vajza e ish-kryeministrit Berisha thotë se të ardhurat e saj kanë qenë gjithmonë të kontrrolluara dhe transparente për institucionet dhe publikun.

Aktiviteti im privat ka qenë nën sitën e ILDKP, tatimeve dhe mediave dhe për të kam dhënë llogari publikisht në shumë raste, gjë që Edi Rama nuk e ka bërë kurrë për veten e tij. Sot burracaku Rama është kryeministër dhe ka të gjithë mjetet për t’i provuar në rrugë ligjore akuzat që ka ngritur vetë ndaj meje, me gojën e shpifësave të paguar, ndaj shfaqje të tilla mediatike vetëm sa tregojnë sesa bosh është Rama dhe akuzat e tij. Unë jam në gjendje të provoj të gjithë të ardhurat e mia, nga dita e parë e punës, me anë të deklarimeve bankare e atyre tatimore dhe kontrata të ligjshme; gjë të cilën nuk e thotë dot Edi Rama për pasuritë e tij.

Në sqarimin e saj zonja Malltezi ngre disa pyetje për pasurinë e kryeminsitrit Rama.

Rama sot ndërton një pallat me bazament rreth 1000m2 e 8m të lartë, kur ka deklaruar vetëm 3000 euro pasuri. Kur kryetarja e ILDKP Zana Xhuka filloi hetimin e pasurisë së tij, ai e shkarkoi atë me forcën e kartonit dhe zaptoi institucionin, në mënyrë që ligji dhe “Maliqi” ta ledhatojnë Z.Rama dhe asnjë hetim të mos bëhet kurrë mbi të ardhurat e tij të paligjshme dhe pasuritë e pajustifikuara. Deklaratat e tymshme të pasurisë së Lindita Bashës, nuk mund t’i fshehin Edi Ramës as shpërdorimin e pushtetit për interesa personale, as 100 milionëshet që e shoqja jep e merr si prestigjatore cirku, as përfitimet disa milionë euro të ndërtimit të sarajeve të Surrelit dhe pallatit në pajë në Tiranë, gjoja të ndërtuar nga dy pensionistë dhe as problemet e imazhit që çifti Rama i ka trashëguar me bollëk nga jeta e mëparshme e që sot përpiqen t’i kallajisin herë me udhetime të sponsorizuara jashtë vendit në qendra diskrete e të specializuara, herë me dhunën e pushtetit e herë me deklarata të blera me favore kontratash shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat