AK: Himara është tokë shqiptare, skenari i Rilindjes “Himara si Krime”, rrezik

Shqipëria

AK: Himara është tokë shqiptare, skenari i Rilindjes “Himara si Krime”, rrezik

Më: 24 prill 2014 Në ora: 12:42

Aleanca Kuq e Zi reagoi sot në lidhje me raportimin e kreut të SHISH-it në Komisionin e Sigurisë, sa i përket çështjes së Himarës. AK-ja nënvizon se Himara nuk është minoritare, por tokë shqiptare që i përket njësisë administrative në Vlorë.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, tendencat separatiste përbëjnë rrezik për integrimin. “Separatizmi ballkanik cënon stabilitetin në rajon. Skenari i Rilindjes “Himara si Krime”, rrezik. Qeveria të heqë dorë nga premtimet greke.”- thuhet në deklaratën e AK-së.

Aleanca Kuq e Zi i bën apel partive politike për konsensus për ndarjen territoriale, në mënyrë që të mbrohet paprekshmëria territoriale e Shqipërisë.

"Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose jo-ekstremiste greke,mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë në Ukraine".

Këtë e ka pohuar kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika para komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku për më shumë se 4 orë ka raportuar në lidhje me raportin vjetor të këtij Shërbimi, si dhe për një sërë çështjesh të tjera që kanë qenë në qendër të debatit politik gjatë këtyre muajve, siç janë ato për bashkëpunimin me policinë për shpërthimet me tritol apo emërimet në radhët e Shërbimit të elementëve të SHIK-ut të ’97-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat