Llalla: Prokuroret tanë, më pak të paguar

Shqipëria

Llalla: Prokuroret tanë, më pak të paguar

Më: 23 prill 2014 Në ora: 21:55

Prokuroria e Pergjithshme nuk ka aparatura pergjimi prej vitesh dhe detyrohet t’i marre ato me qira. Kete situate ka pershkruar ne komisionin e ligjeve kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka bere nje pasqyre te punes pergjate vitit 2013.

I pyetur nga deputetet e opozites lidhur me ndryshimet ne Kodin Penal, kryeprokurori u shpreh se ashpërsimi i tij per rastet e grabitjeve, nuk mund te parandaloje me patjeter kete lloj krimi.

Nderkohe, i pyetur nga mazhoranca, lidhur me hetimin e krimin te pastrimit te parave, kryeprokurori deklaroi se ka mjaft raste te tilla, te cilat po hetohen e qe jane vene ne dijeni nga SHISH. Shume prej ketyre rasteve shtrihen edhe jashte territorit te vendit. Nga ana tjeter, Llalla u shpreh se nxjerra e sekretit hetimor eshte nje nga shqetesimet e prokurorise. Ai shtoi gjithashtu se, prokuroret shqiptare kane pagen me te ulet, krahasuar me vendet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat