Basha: Rinia po vërshon në PD për të marrë përgjegjësinë e fitores

Shqipëria

Basha: Rinia po vërshon në PD për të marrë përgjegjësinë e fitores

Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:56

Mesazhi i kryetarit te demokrateve Lulzim Basha ishte i qarte. Te rinjte do te marrin pergjegjesite ne Partine Demokratike.
“Rinia po vërshon ne PD per te marre pergjegjesine e fitores. Rinia fuqizohet sot ne opozite e neser ne qeveri”, u shpreh Basha.
Kreret e mazhorances ne qeverisje per te nuk jane dy politikane te majte. Basha perdori fjalet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerri qe me shqetesim quan udheheqësit e Ballkanit oligarke.
“Vetem 8 muaj ne opozite rinia po vershon ne PD, sepse eshte e vendosur qe sebashku me PD t'i thote jo e te ndale këtë të keqe të madhe. Dhe do ta ndalojmë më instrumentin më të fuqishme, gjithpërfshirja popullore, gjithpërfshirje të rinisë për mos zhbërjen e demokracisë”, vlerësoi ai.
Pranvera e shqiperise ka nisur tha Lulzim Basha, qe mes te rinjve iu duk se gjeti veren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat