Hidhen në erë dy lokale në ishujt përballë Ksamilit (VIDEO)

Shqipëria

Hidhen në erë dy lokale në ishujt përballë Ksamilit (VIDEO)

Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:28

Aksioni i INUK ne Ksamil ka filluar me hedhjen ne ere te dy lokaleve te ndertuara ne ishujt perballe Ksamilit. Te tjera objekte do te prishen ne kete qyteze, nderkohe qe INUK thote se banoret jane njoftuar sipas afatit ligjor.

Keto dy objekte u hodhen ne ere nga INUK. Te ndertuara para disa vitesh ne ishujt perballe Ksamilit u shemben permes shperthimit te kontrolluar me tritol. Drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit të INUK, Fatmir Meta, i cilesoi te suksesshme shperthimet.
Në qytezën e Ksamilit u realizua faza e parë e prishjeve të ndërtimeve të paligjshme. Diteve ne vazhdim do te shemben te tjera objekte ne ishujt dhe brenda ne Ksamil. Banoret e zones, sipas Metes, jane njoftuar nje jave me pare dhe kane bere zbrasjen e objekteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat