Koka e dhisë para banesës së gazetarit, reagon Sali Berisha

Shqipëria

Koka e dhisë para banesës së gazetarit, reagon Sali Berisha

Më: 23 prill 2014 Në ora: 15:35

​Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se është duke bërë heshtje mafioze.
“Koka e dhise para baneses se gazetarit Telnis Skuqi dhe heshtja mafioze Edi Rames.

Te dashur miq, nje skene horror si ne filmin e famshem "The Godfather" u zhvillua dal vivo keto dite ne qytetin tone te gurte Gjirokaster, kur gazetarit para baneses iu vendos koka e dhise (jo e kalit). Tre dite me pare, para baneses se gazetarit qe investigoi rrjetin mafioz te trafikut te droges qe zbertheu skemen dhe faktoi perdorimin e ndertesave te ushtrise si baza te magazinimit dhe shperndarjes se droges dhe perdorimin e avioneve per transportin e saj, grupet mafioze pas mesazhit kercenues per jeten i vendosen para shtepise, sipas ligjit te mafies, koken e prere te dhise.

Ky akt i pashembullt ne 23 vite kaloi me heshtje totale nga qeveria dhe Padrinoja i saj Edvin Kristaq Rama. Kjo sepse ai dhe suita e tij marrin perfitimet kryesore te ketyre trafiqeve. Vetem protesta mbare popullore mund te shpetoje Shqiperine nga kjo klike mafioze! Sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat