PD: Klientë të qeverisë po fusin në treg ilaçe të paregjistruara

Shqipëria

PD: Klientë të qeverisë po fusin në treg ilaçe të paregjistruara

Më: 22 prill 2014 Në ora: 15:39

Opozita denoncoi sot atë që ajo e konsideroi një megaskandal për tenderin e barnave. Kryetarja e komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi tha se klientë të qeverisë po fusin në treg ilace të paregjistruara.
Shqetësimi u ngrit edhe nga grupet e interesit të cilët thanë se po blehen medikamente me cmime më të larta se vendet e tjera. Por ministri i Shëndetësisë Beqaj, ndërsa mungoi në komision, tha nga ministria e tij se shëndeti nuk është biznes.
” Denoncojmë ndërhyrjen flagrante të ministrit të Shëndetësisë ne tederin e barnave. Do të denonocjmë këtë megaaferë që i hap rrugën klientëve të PS që financuna fushatën. I bëj thirrje të tërhiqet nga ky megaskandal” tha Vasili.
Por zëra kundër kësaj procedure ka patur edhe nga mazhorca. Deputeti i LSI-së dhe ish ministër i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se sistemi farmaceutik ka qënë i sigurt.
Grupe e interesit, grositët e shoqatat e famcistëve ngritën shqetësimin se në vend kanë mbërritur barna të cilat janë të pasigurat dhe nuk kanë indikacionet përkatëse.
Në këtë rast duke marrë si shembull vende tëtjera në botë risku është që 10-15% e barnave që futen në tregë nuk janë të regjistruara. Majde,thotë ata, futtja në treg ka nodhur para tenderit. Paralelisht kur raportohej në komioni, Minsitri i Shëndetësisë preferoi të dalë në ministri dhe jo të ishte i pranishëm në këtë diskutim për të thënë se shëndeti nuk është biznes.
Një tjetër problematik që ngritën grupet e ineresti është se këto barna në vend kanë ardhur më një çmim më të lartë se në vendet e tjera, në kohën kur qeveria thotë se heqja e TVSH-së është një ndër sukseset më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat