Meta: Forcimi i bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë e rëndësishme

Shqipëria

Meta: Forcimi i bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë e rëndësishme

Më: 21 prill 2014 Në ora: 14:07

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Sllobodan Petrovic. Ai deklaroi se forcimi i bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë është e rëndësishme për integrimin e saj, ndërsa shtoi se vendet e rajonit duhet t’i trajtojnë pakicat dhe minoritetet sipas standardeve evropiane.
“Ju konfirmoj se Kuvendi i Shqipërisë është një derë e hapur gjithmonë, për tji mirëpritur, dëgjuar me vëmendje për t’i dhënë të gjithëve mbështetjen që kërkojnë. Shpreh bindjen se forcimi i bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë është mjaft e rëndësishme për një integrim rajonal më të suksesshëm. Besoj që jemi duke ecur në rrugën e duhur, që është ajo e aplikimit të standardeve evropiane për minoritetet dhe pakicat në rajon. Çdo komb një shtet është shumicë në një tjetër pakicë, Ne jemi të vendosur, apliko i standardeve europiane në çdo vend të rajonit në raport me minoritetet dhe pakicat, në mënyrë që të gjithë të ndjehen të barabartë dhe europianë. Edhe përpara zotit jemi të barabartë”, tha Meta.

Ndërkaq zv/kryeministri i Kosovës, Petroviç deklaroi se Shqipëria dhe Kosova janë në një rrugëtim të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike. Sipas tij, kjo vizitë nuk është thjesht zyrtare, por edhe një vizitë miqësore.

“Roli i Shqipërisë është i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Ne i gëzohemi çdo suksesi tuaj. Jemi në një rrugëtim të përbashkët në një rrugë drejt integrimeve euroatlantike. Ju falënderoj paraprakisht për të gjitha ato që do ta na ndihmoni në këtë rrugëtim të përbashkët”, deklaroi Petrovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat