Berisha takohet me Kokalari, kandidate për PE

Shqipëria

Berisha takohet me Kokalari, kandidate për PE

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:58

Ish kryeministri Shqiptarë, Sali Berisha ka pritur në takim Arba Kokalari e cila është një politikane e partisë në pushtete të Suedisë e cila ka mbajtur poste si dhe këshilltare politike e ministrit të jashtëm të Suedisë, anëtare e Këshillit Komunal të Stokholmit.
Në këtë takim Kolalari e ka njoftuar Berishën për kandidaturën e saj për Eurodeputete ne zgjedhjet e 25 majit me Partine Moderate.

“Ketë fundjave prita ne nje takim zonjushen Arba Kokalari nga Suedia, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, qe u persekutua nga regjimi komunist deri ne vdekje. Arba, vetëm 27 vjeç, ka arritur te jete një politikane e re, yll ne ngjitje e partisë ne pushtet ne Suedi. Ajo ka patur funksione te rëndësishme ne organet drejtuese te rinise se partise Moderate por dhe keshilltare politike e ministrit te jashtem te Suedise, anetare e Keshillit Komunal te Stokholmit.

“Arba me gezoi dhe me beri krenar pa mase kur me tha se kandidonte per Eurodeputete ne zgjedhjet e 25 majit me Partine Moderate qe eshte ne pushtet ne Suedi. Ajo me bindi katerciperisht se do te jete avokatja e shkelqyer ne Parlamentin Europian ne Strasburg dhe Bruksel e bashkekombesave te saj kudo qe ata te jene e sidomos te rinjve shqipetare.

Une po perfitoj nga rasti te dashur miq te mi, qe keni te drejte votimi ne Suedi, t'ju ftoj te votoni pa asnje medyshje per numrin 6, ne listen e partise Moderate, te votoni vajzen tone Arba Kokalari per eurodeputete ne zgjedhjet e 25 majit dhe te gjithe do te ndjeheshim te nderuar nga vota juaj dhe fitorja e saj! Suksese Arba Kokalari e te siguroj mbeshtetjen time te plote!”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat