Naço: Deklarata e presidentit për korrupsionin tek gjyqtarët, shumë e rëndë

Shqipëria

Naço: Deklarata e presidentit për korrupsionin tek gjyqtarët, shumë e rëndë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 11:29

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e konsideron tepër të rëndë deklaratën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, se në sistemin gjyqësor ka individë të cilët nuk kanë aspak lidhje me profesionin dhe e nisin punën duke menduar zarfin. Reagimi i Ministrit të Drejtësisë erdhi pas takimit me kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
I pranishëm në punimet e Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Presidenti tha se në sistemin gjyqësor ka individë të cilët nuk kanë aspak lidhje me profesionin e gjykatësit dhe gjykatës, që e nisin punën duke menduar zarfin.
“Sistemi ynë i drejtësisë ka probleme. Shqetësuese është kur këto vijnë nga veprimi apo mosveprimi i gjyqtarëve. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e gjyqtarit dhe dëmtojnë padrejtësisht qytetarin dhe sistemin e drejtësisë. Ka gjyqtarë që e nisin punën duke menduar zarfin e avokatit, prokurorit apo qytetarit”,- tha numri një i shtetit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat