Ndërpriten kërkimet për 39-vjeçarin që u hodh nga trageti

Shqipëria

Ndërpriten kërkimet për 39-vjeçarin që u hodh nga trageti

Më: 20 prill 2014 Në ora: 16:14

Roja bregdetare dhe policia kufitare e Durrësit kanë ndërprerë kërkimet për emigrantin. 39- vjeçar Gentian Peta, i cili një ditë më parë u hodh në det teksa po kthehej në Shqipëri me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Sipas autoriteteve, deti i trazuar e ka bërë të pamundur operacionin e kërkimit dhe shpresat për ta gjetur gjallë 39-vjeçarin janë të pakta.

Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e shkaqeve të ngjarjes, është duke verifikuar proçedurën standarte të veprimeve që kryhet nga stafi drejtues i tragetit në rastet e ngjarjeve të tilla. Pas përcaktimit të radhës së veprimeve dhe shpejtësisë së kryerjes së tyre, nga grupi hetimor do të hetohet me kujdes nëse mënyra e kryerjes së veprimeve të shpëtimit nga stafi drejtues i tragetit të linjës Bari-Durrës i përmbush ato të përcaktuara në procedurën standarte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat