Një person tenton të hyjë në Kryeministri, e ndalon Garda

Shqipëria

Një person tenton të hyjë në Kryeministri, e ndalon Garda

Më: 20 prill 2014 Në ora: 14:30

Një person ka tentuar të hyjë në selinë e kryeministrisë duke tentuar të thyejë rrethimin e Gardës, por që është ndaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme.

Burime nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se, një person në gjendje të dehur ka shkuar në drejtim të selisë së qeverisë.

Ai është pikasur nga punonjësit e Gardës së Republikës dhe është ndaluar. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Menjëherë janë njoftuar edhe uniformat blu.

Disa patrulla të Komisariatit numër 1 dhe 2 në Tiranë, kanë mbërritur aty dhe kanë bërë shoqërimin e personit të dehur, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat