Kamera e RAI-t futet në Lazarat (VIDEO)

Shqipëria

Kamera e RAI-t futet në Lazarat (VIDEO)

Më: 20 prill 2014 Në ora: 14:07

Aty ku policia dhe gazetarët shqiptarë e kanë të vështirë, futen kamerat e një televizioni italian. Në reportazhin e tij, gazetari Giacinto Pinto thotë se marijuana shqiptare ka pushtuar Europën, ndërsa në Itali mbërrin në sasi përherë e më të mëdha, me mjete transporti gjithnjë e më të sofistikuara.

“Të gjitha shtëpinë janë të rrethuar me mure të lartë për të mbuluar plantacionet e hashashit. Banorët gjuajnë me armë gjatë natës. Këtu janë 319 hektarë të mbjellë me kanabis dhe 9 nga 10 familje e kultivojnë bimën e hashashit”, thotë gazetari italian.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar drejtori i Aviacionit të Guardia di Financa-s, Stefano Bastoni bëri publike hartën e kultivimit të hashashit në Shqipëri, të shpërndarë në 5 qarqet kryesore të vendit. Me ndihmën e avionëve specialë italianë, parcelat u fotografuan nga ajri. Stefano Bastoni e vuri theksin tek Lazarati, i cili mbetet zona më problematike në këtë drejtim.

“Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”, tha Bastoni. Ai theksoi se një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati.

Në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90% e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marijuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marijuanë shitet për 300 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat