Tiranë, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët

Shqipëria

Tiranë, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët

Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:28

Në të gjithë vendin besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtuan Pashkën. Në orët e vona të së shtunës deri pas mesnate, besimtarët ortodoksë në Tiranë u mblodhën në Katedralen Ngjallja ku Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos udhëhoqi meshën në këtë ngjarje të shënuar për besimtarët.
Janullatos uroi për më shumë dashuri paqe dhe harmoni, duke u shprehur se ngjallja e Krishtit rrezaton dritë dhe shkëlqim.

“Uroj me gjithë zemër, të kremtojmë Pashkën me frymë përpjekjeje të ripërtërirë, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët. Kjo ditë të na fuqizojë besimin tonë të Krishti të na udhëheqë besim reciprok. Vëllezër e motra Krishti u ngjall! Gëzuar!” përfundoi Janullatos.

Ndërsa besimtarët katolikë kremtuan Pashkët në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mesha u kryesua nga Kryepeshkvi Rrok Mirdita i cili u shpreh se, “Në shoqëritë tona nuk mungojnë dhimbjet, vuajtja e të pafajshmëve, por kujtohuni se i rinjgjalluri thotë sot mos kini frikë”,“Festojmë sot fitoren e zotit. i themi çdo burri dhe çdo gruaje mos kini frikë. Krishti i ringjallur i mbushtë me shpresë jetët e gjithë secilit”.
Kryeministri, Edi Rama kremtimin e Pashkës e ndoqi nga Katedralja e Korçës, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe zv.kryeminsitri Niko Peleshi, ndërsa më pas përshkoi në këmbë bulevardin ‘Republika’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat