Gjyqtari anglez do t’u mësojë etikën kolegëve shqiptarë

Shqipëria

Gjyqtari anglez do t’u mësojë etikën kolegëve shqiptarë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:44

Një gjykatës i qarkut Skipton në Britaninë e Madhe, që sapo ka dalë në pension, pritet që së shpejti të mbërrijë në Tiranë për t’u dhënë leksione etike gjyqtarëve shqiptarë. Mediet angleze shkruajnë se gjyqtari Gordon Lingard gjatë karrierës së tij të gjatë njihet si një figurë kryesore në të drejtën civile dhe familjare.

Gjyqtari Lingard është 65 vjeç dhe jeton në Keighley. Ai është emëruar me kohë të plotë gjyqtar në këtë qark, në dhjetor 1993 dhe kohët e fundit shërbente në Skipton. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1971 si një avokat praktike, për t’u kualifikuar në vitin 1973. Që nga viti 2003 ai ka punuar si gjyqtar tutorial për Kolegjin Gjyqësor të Anglisë dhe Uellsit dhe është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Kolegjit Gjyqësor. Ai ka qenë pedagog në etikën gjyqësore të gjyqtarëve në Paris, si dhe ka marrë pjesë në konferenca në Evropën Lindore, duke përfshirë Bukureshtin apo Republikën Çeke.

Këtë muaj ai udhëton për në Tiranë të Shqipërisë për t’ua mësuar etikën gjyqësore, gjyqtarëve shqiptarë. Faktikisht, mbërritja e tij në Tiranë do të shërbente pikë së pari në parashtrimin e disa etiketave bazë, mbi të cilat do të mund të mbështetes magjistratët shqiptarë, të cilët aktualisht bazohen në Kodin e Etikës që parashikohet në ligjin që rregullon fuksionimin e gjyqësorit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejton dhe koordinon mënyrën sesi gjyqtarët duhet të zbatojnë etikën, mirëpo problemi i mprehtë i korrupsionit në gjyqësor duket se ka eklipsuar çdo problematikë tjetër që haset aty.

Në ditët në vijim pala shqiptare pritet të japë më tepër detaje rreth seminareve që do të japë anglezi, të cilat do t’u nevojiten më tepër se kurrë sot gjyqtarëve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat