Ndryshimi i ligjit të ILDKP-së

Shqipëria

Ndryshimi i ligjit të ILDKP-së

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:09

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, Oerd Bylykbashi tha se heqja e kompetencave te presidentit per ILDKP, është nje sulm i ri hakmarrës ndaj Kreut të Shtetit. Pas kesaj tha deputeti demokrat, kontrolli i pasurisë së zyrtarëve bie në dorë të qeverisë.

Oerd Bylykbashi nënkryetar i Komisionit Parlamentar ët Ligjeve dekalroi se Emërimi i kreut të ILDKP-së nga Kuvendi me propozim të Presidentit është një mekanizëm kontrolli dhe balance që garanton pavarësinë e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Me heqjen e kësaj kompetence kreut të shtetit sipas Partisë Demokratike është sulm i ri hakmarrës ndaj Kreut të Shtetit dhe kontrolli i pasurisë së zyrtarëve tashmë ra në dorë të qeverisë.

“E kthen përfundimisht ILDKP në një kone të butë të dyshes Rama-Meta”- deklaroi Bylykbashi.

Kështu e interpreton simbolikisht Partia Demokratike heqjen e kompetencës së presidentit të Republikës për emërimin kreut të ILDKP-së. Por për ta thënë troç, sipas Oerd Bylykbashit, Rama dhe Meta kanë një qëllim

“Me ILDKP-në nën kontrollin e kësaj dysheje, antikorrupsioni i ILDKP-së kthehet vetëm në një farsë të turpshme. Që këtej e tutje, ILDKP-ja do certifikojë si noter i bindur pasuritë e qeveritarëve të rinj dhe do të përdoret si kamxhik politik ndaj kujtdo që u del kundër”.

Është sulmi hakmarrës i radhës ndaj kreut të shtetit, sipas demokratëve, të cilët sjellin në vëmendje dhe projekt ligjin tjterë për t’i hequr presidentit dhe kompetencat më të rëndësioshem si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. De facto sipas tyre tashmë presidenti nuk ka kompetencë as në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

“Mazhoranca ka zhbërë de facto kompetencën e propozimit te kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë duke i rrëzuar ato vetëm politikisht dhe pa asnjë arsye ligjore. Qëllimi i vetëm është kontrolli politik i Gjykatës së Lartë nëpërmjet detyrimit të Presidentit të dekretojë vetëm njerëzit e dyshes Rama-Meta, që kjo gjykatë të mbyllë aferat e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat