Nishani: Reforma në drejtësi, jo nga politika

Shqipëria

Nishani: Reforma në drejtësi, jo nga politika

Më: 18 prill 2014 Në ora: 20:57

Në konferencën gjyqësore, Presidenti i Republikës Bujar Nishani theksoi domosdoshmërinë e reformës gjyqësore. Por kreu i shtetit tha se ai do të preferonte që kjo reformë të udhehiqet nga pala e gjyqtarëve dhe jo nga politika.

Presidenti Nishani, njëherash dhe kreu i KLD-së, kërkoi rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke thënë se do të ishte normale që rroga e një gjyqtari të jetë më e lartë se rroga e tij.

Ministri i Drejtësisë Nacip Naço u shpreh se shpesh gjyqtarët përfshihen në praktika korruptive të cilat nuk marrin ndëshkim. Ai solli në vëmendje kërkesat e ngritura për përmirësimin e gjyqësorit, siç është nisma për vlerësimin e gjyqtarëve, përmbyllja e procesit të emërimeve në gjykatat administrative dhe zgjidhja e mosemërimit të magjistrateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat