Aksidenti me 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, Policia: Furgoni me 160 km në orë

Shqipëria

Aksidenti me 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, Policia: Furgoni me 160 km në orë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 20:42

Furgoni që u përplas me Renonë, me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 5 të tjerevë ishte me 160 km në orë. Ekspertët kanë nxjerrë shkaqet e aksidentit në Levan – Tepelenë. Ndërsa ka bërë një parakalim të gabuar në autostradë, drejtuesi i furgonit të mallrave për shkak të shpejtësisë së madhe humbi drejtimin dhe u përplas kokë me kokë me mjetin tip Reno. Nga kjo përplasje vdiqën në vend drejtuesi i furgonit dhe dy personat në makinën tjetër. Në përplasje u përfshi edhe një benz që ndodhej pas Renosë. Pesë personat që ndodheshin aty u plagosën dhe u dërguan në spital, aktualisht të gjithë jashtë rrezikut. Ekspertët konstatuan se asnjë nga viktimat nuk kishte rripin e sigurimit. Drejtuesi i furgonit e kishte vendosur formalisht për të mos u diktuar nga patrullat e shërbimit rrugor që ndodheshin në autostradën Levan – Vlorë. Ende nuk ka të dhëna nëse ndonjë nga drejtuesit e mjeteve kishte konsumuar alkool apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat