Dëgjesat për anëtarin e Gjykatës së Lartë

Shqipëria

Dëgjesat për anëtarin e Gjykatës së Lartë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 20:14

Komisioni i Ligjeve zhvilloi një seancë dëgjimore me Alaudin Malajn, i propozuar me dekret nga Presidenti Nishani si anëtar për Gjykatën e Lartë. Malaj theksoi se në dy vitet e fundit që ka drejtuar Gjykatën e Apelit, ka sjellë standarte të reja dhe më shumë pavarësi në punën e saj.

Në Komisionin e Ligjeve u paraqit me krenarinë e njeriut që ka ndryshuar Gjykatën e Apelit. Alaudin Malaj është dekretuar nga Presidenti Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe në paraqitjen e kandidaturës së tij garantoi të njëjtën frymë pavarësie.
Malaj i njeh mirë problemet në Gjykatën e Lartë dhe e ka të qartë se cfarë nevojitet.
Deputetëve socialistë që e pyetën nëse mjafton dokumentacioni I kërkuar nga Presidenti ndaj kandidatëve, Malaj u citoi ligjin që vetë ata kanë votuar.
Dekretin e Presidentit Nishani me propozimin Alaudin Malajt si anëtar i Gjykatës së Lartë, Komisioni i Ligjeve do ta diskutojë dhe votojë në një tjetër seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat