Kodheli drekë në repartin e Forcave Speciale në Zall-Herr

Shqipëria

Kodheli drekë në repartin e Forcave Speciale në Zall-Herr

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:57

Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo kanë vizituar Komandën e Forcave Speciale në Zall-Herr.

Kodheli dhe gjeneralmajor Jeronim Bazo u pritën nga komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, nënkolonel Qazim Hoxha dhe ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të efektivit të këtij batalioni të Forcave tona të Armatosura. Më pas të dy drejtuesit e lartë të FA, konsumuan së bashku me efektivin dhe drekën në mensën e repartit.

Ministria e Mbrojtjes në buxhetin e vitit 2014 ka planifikuar edhe mbështetjen e nevojshme financiare për të gjithë kategoritë që përfitojnë ushqim. Autoritetet dhe specialistët përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë specifikuar kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë në vijimësi ushqim të gatuar në njësi apo reparte.

Aktualisht në FA trajtohen me ushqim të gjithë ushtarakët që kryejnë stërvitje të ndryshme si individuale, stërvitje shtabi, komplekse etj. Po kështu në njësitë dhe repartet ku është infrastruktura e ngritur përfitojnë ushqim të gjithë efektivat që kryejnë shërbime për ruajtje dhe gatishmërinë e njësive dhe reparteve ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat