FA e përfshirë në trafikun e drogës? Basha: Kodheli dhe Rama të bëjnë transparencë

Shqipëria

FA e përfshirë në trafikun e drogës? Basha: Kodheli dhe Rama të bëjnë transparencë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 13:05

Akuzat e opozitës se, Forcat e Armatosura janë implikuar në trafikun e drogës kanë hapur mjaft debat ditët e fundit. Një ditë pasi kjo çështje u debatua në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar që ministrja e Mbrojtjes të raportojë në komisionin e Sigurisë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli sot në një prononcim për shtyp nga selia blu për t’i kërkuar ministres Kodheli, por edhe kryeministrit Edi Rama, të mbajnë përgjegjësi politike dhe të bëjnë transparencë në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë në hetimin e kësaj çështjeje.

“Sot PD depozitoi sërish kërkesën për ministrin e Mbrojtjes të paraqitet në Komision e Sigurisë. PD mbështet Prokurorinë në hetimin e çështjes. Është proces që ecën paralel në mënyrë të pavarur nga transparenca parlamentare. Nga kjo pikëpamje inkurajomë prokurorinë dhe theksojnë se kryeministri e Kodheli nuk mund t’i ikin transparencës parlamentare. Sapo kemi marrë informacion mbi përdorimin e mundshëm të Forcave të Armatosura për trafik droge i jemi drejtuar institucioneve. Qeveria ka refuzuar të përgjigjet. Dje mori një përgjigje. Deputeti i mazhorancës e bëri të qartë se ka informacion dhe opozita nuk tërhiqet nga kërkesa: Pse për 8 ditë kryeministri e ministrja kanë fshehur faktin se kanë informacion?”, tha Basha duke shtuar se, “PD-ja nuk bën prokurorin, por kërkon përgjegjësinë politike nga ministrja e Mbrojtjes dhe kryeministri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat