Rama: Opozita avionët e mushkonjave po i bën avion droge

Shqipëria

Rama: Opozita avionët e mushkonjave po i bën avion droge

Më: 17 prill 2014 Në ora: 23:46

Parlamenti shqiptar ka debatuar në lidhje me dyshimet për bartjen e drogës nga Shqipëria në Itali me avion ushtarak. Mirëpo ky debat më shumë ka bërë që situata të kthehet në shaka në debatin e sotëm parlamentar të Shqipërisë, pasiqë kryeministri Edi Rama, tha se opozita po mendon që avionët që janë përdorur për spërkatjen e mushkonjave, po bartin droge...
Ky debat është hapur nga opozita në Shqipëri. Vet ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, shkruan në Facebook në lidhje me këto dyshime.

Debati faktoi se Rama dhe zedhenesja per ushtrine Kodheli mashtruan publikisht. Kjo sepse:

1- Ata ne fjalen e tyre u betuan para kamerave se nuk ka asnje dokument qe deshmon per perdorimin e bazave ushtarake per trafik droge. Por kur ata u pergenjeshtruan me fakte, jo vetem nga une dhe ministri Imami por dhe vet deputetet e mazhorances qe deklaruan se kane ne dosje informacionin qe SHISH i ka derguar Ministrise se Mbrojtjes per perdorimin e aeroportit te Gjadrit per trafik droge, Rames dhe Kodhelit i dolen rrenat sheshit, ata heshten dhe nuk folen me.

2- Per te krijuar mjergull rreth ketij problemi trondites Rama akuzoi opoziten se ajo, sipas tij, po ngaterron avionet e sperkatjes per mushkonja dhe i merr ata si aviona droge. Mirepo kur ne provuam se faket per perdorimin e avioneve per droge opozita i ka denoncuar publikisht ne media tre muaj me pare se te flitej per sperkatje, Rama u detyrua te pergenjeshtroj veten dhe deklaroi se sperkatja per mushkonja me avion nuk ka filluar akoma dhe do te filloje javen tjeter.

Seanca e sotme ia doli te beje transparencen e plote te perdorimit nga Rama te bazave ushtarake per trafik droge. Sb”, shkruan ai në Facebook.

Mirëpo kryeministri Edi Rama këmbëngulë se opozita po vazhdon “të bëj avionët e mushkonjave – avionë të drogës së ushtrisë”.

“ Si ndodh kur opozita nuk gjen rrugën për të dalë nga pylli i frikës ose si mushkonjat e Divjakës u bënë avionë droge të ushtrisë”, shkruan Rama në Facebook.

Në lidhje me këtë debat që është hapur që prej një jave në Shqipëri, kanë diskutuar edhe analistët në emisionin “Opinon” në TV Klan me temën “Misteri i avioneve”.

Disa prej tyre mendojnë se ky shqetësim i opozitës nuk mund të anashkalohet dhe nuk duhet të përqeshet nga kryeminsitri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat