Arrestohet në Angli ish-SHIK-si: “Jo kthim në Shqipëri, rrezikoj jetën”

Shqipëria

Arrestohet në Angli ish-SHIK-si: “Jo kthim në Shqipëri, rrezikoj jetën”

Më: 17 prill 2014 Në ora: 10:45

Policia angleze ka arrestuar një ish-informator, i cili akuzohet për vjedhje, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri pasi rrezikon jetën. Ish-SHIK-si Shpëtim Goxhaj, 39 vjeç, para një viti tentoi të vidhte një bansë në Coventry të Anglisë, por ai arrit të arrestohej nga policia.

Gjatë daljes ën gjykatë ai ka treguar se e ka kryer vjedhjen për arsye financiare dhe se nuk kishte me se të jetonte. Gjithashtu ai ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri, pasi rrezikon të vritet sepse gjatë kohës që ka punuar si SHIK-s, ai ka mundur që të kapë shumë kriminelë dhe banditë, dhe dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai ka thënë se, ka kërkuar ndihmë nga shteti shqiptar, por nuk i është përgjigjur dhe kjo ka qenë edhe arsye e emigrimit në Britani. Para një viti, gjatë kohës që po zhvillohej seanca gjyqësore ai mundi të arratisej, pasi i frikësohej kthimit në Shqipëri, sepse rrezikonte jetën.

Ndërkohë edhe avokati i tij Richard Gibbs tregon se, Goxhaj e ka kryer vjedhjen për arsye financiare pasi nuk kishte para për të jetuar.

"Ai ka frikë nga dy familje të veçanta në Shqipëri . Anëtarët e këtyre familjeve janë dërguar në burgim të përjetshëm si rezultat i informacionit të dhënë nga ai, por autoritetet shqiptare kanë refuzuar t’i ofrojnë atij mbrojtje."

Nga ana tjetër Shpëtim Goxhaj kishte ezauruar të gjitha ankesat e tij ndaj refuzimit të lejes për të qëndruar në Britani të Madhe , që do të rezultonte edhe me dërgimin e tij në atdhe, pas shlyerjes së dënimit

Ndërkaq një oficer i policisë i pranishëm në gjykatë gjatë dëshmisë së tij, e njohu atë pas një viti në një bar kafe, çka solli edhe arrestimin e tij përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat