Peticioni kundër Ben Blushit, PS Elbasan: Shpifje, kërkojnë të përçajnë PS-në

Shqipëria

Peticioni kundër Ben Blushit, PS Elbasan: Shpifje, kërkojnë të përçajnë PS-në

Më: 16 prill 2014 Në ora: 22:53

Dega e Partisë Socialiste në Elbasan ka reaguar përmes kryetares së saj, Luljeta Arapi, lidhur me akuzat ndaj saj dhe të deleguarit të kryesisë, Ben Blushi. Përmes një deklarate për mediat, Arapi hedh poshtë me indinjatë akuzat e pavërteta dhe keqdashëse sipas saj, nga individë të caktuar që kërkojnë të përçajnë Partinë Socialiste.
Sipas saj, këta individë anonimë të cilët flasin në emër të antarësisë së partisë, duhet të dinë që të gjitha propozimet dhe emërimet e drejtorëve janë bërë konform të gjitha rregullave,kritereve të aftësive profesionale, morale dhe politike dhe janë figura që përfaqësojnë më së miri qytetarinë elbasanese.
Kryetarja e degës së PS Elbasan, shpreh gadishmërinë të ballafaqohet me çdo socialist apo forum të PS lidhur me qëndrimet dhe veprimet e saj.
Deklarata e plotë:
Jam e detyruar të dal me këtë deklaratë për shtyp,nisur nga një shpifje anonime të lançuar në median e shkruar dhe vizive ku hidhen akuza të pa vërteta ndaj Degës së Partisë Socialiste Elbasan dhe të deleguarit të kryesisë P.S.SH Ben Blushi.
Unë si kryetare e Partisë Socialiste të Elbasanit dhe në emër të strukturës së partisë hedh poshtë me indinjatë akuzat e pavërteta dhe keq dashëse nga individë të caktuar që kërkojnë të përçajnë partinë socialiste e cila sot është më e bashkuar se kurrë.Unë jam Kryetare e zgjedhur dhe po ushtroj mandatin tim komform statutit të partisë.Ky shqetësim nuk më është paraqitur fare as mua si kryetare dhe as pranë strukturave të partisë së Elbasanit.
Këtyre individëve anonimë të cilët flasin në emër të antarësisë së partisë ne ju themi që të gjitha propozimet dhe emërimet e drejtorëve janë bërë konform të gjitha rregullave,kritereve të aftësive profesionale,morale dhe politike dhe janë figura që përfaqësojnë më së miri qytetarinë Elbasanese.
Hedh poshtë me neveri shpifjet që përmban ajo letër anonime dhe i bëj të qartë të gjithë anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Elbasanit qe kjo bëhet për ta përcarë partinë për interesa të ngushta personale përfitimi të disa individëve.Ashtu si shumë socialistë edhe unë kryetarja e PS jam ende e papunë. Jam larguar nga detyra prej kryetarit të Bashkisë Elbasan më date 28 qeshor 2013,por pavarësisht kësaj jam në krye të Partisë së bashku me strukturat duke punuar çdo ditë me detyrimin moral dhe politik për të kryer deri në fund detyrën me shumë përkushtim. Do ta bëj këtë çdo ditë, sot e në vazhdim për të përfaqësuar dhe mbështetur interesat e çdo socialisti në qytetin e Elbasanit .
Për qëndrimet dhe veprimet e mija jam e gatëshme të ballafaqohem me cdo socialist apo forum të PS.
ME RESPEKT
Luljeta ARAPI
Kryetare e Partise Socialiste Elbasan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat