Berisha : Shqiptarët e bënë të dështoje projekti ogurzi i Beogradit

Shqipëria

Berisha : Shqiptarët e bënë të dështoje projekti ogurzi i Beogradit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 16:00

Ish kryeministri Shqiptarë, Sali Berisha ka thënë se shqiptaret sot nderojnë një nder datat me të dhimbshme të historisë së tyre por njëkohësisht dhe një datë të ngadhënjimit te tyre mbi barbaritë, spastrimin etnik dhe gjenocidin serb.

“15 vjet me pare, ish kasapi i Ballkanit ndërmori spastrimin etnik dhe genocidin kundër shqiptareve te Kosovës. Drejt Shqipërisë u nisen rreth 1 milion shqiptare. Milloshevici, me operacionin e tij "Patkoji i Kalit", synonte te realizonte jo vetem spastrimin etnik te Kosoves, pra endrren e tij te vjeter, por edhe perhapjen jashte kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te drames se madhe njerezore qe kishte krijuar ne Kosove. Projekti i tij deshtoi.

Shqiptaret, nga veriu ne jug, hapen zemrat dhe vatrat e tyre per vellezerit te ndare prej 50 vitesh. Vetem Kukesi, Hasi dhe Tropoja strehuan rreth çerek milion vellezer kosovare dhe po keshtu mbare Shqiperia. Shqiptaret me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete dhe bene te deshtoje projeki ogurzi i Beogradit per te krijuar nje tragjedi tjeter njerezore ne Shqiperi. Por kjo sage vuajtje biblike e shqiptareve te Kosoves pati dhe mrekulline e saj: kthimin e tyre brenda nje jave ne vatrat e tyre pas kapitullimit te Milloshevicit si deshmi e ngadhenjimit tyre mbi barbarite, vuajtjen, dhimbjen dhe genocidin.

Ndaj sot te dashur miq, le te shprehim ne nderimin tone me te madh per kalvarin e te gjithe atyre qe 15 vite me pare u detyruan te lene nen dhune e terror shtepite e tyre per por qe u kthyen ne ditet me te para te mundeshme ne vatrat e tyre dhe i rindertuan ato nga shkrumbi dhe hiri si dhe per mikpritesit e tyre bujare e fisnik ne Shqiperi!”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat